Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Spalletti: Derbi nuk luhet, fitohet

Luciano Spalletti është shprehur se skuadra e tij është gati për t’u përballur me Milanin, në derbin e Kupës së Italisë, mbrëmjen e të mërkurës. Trajneri i Interit rrëfeu se kjo është një ndeshje speciale dhe se skuadra është gati të japë më shumë se 100 %, për të triumfuar.

“Derbi është gjithmonë një sfidë special, edhe kur është miqësore. Sfida të tilla nuk luhen, por fitohen dhe ne jemi gati të bëjmë diçka të tillë. Nga pikëpamja individuale, jam i bindur se të gjithë do të japin më shumë se 100 %, jo vetëm për faktin se luajmë një derbi, por edhe se Kupës duam t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh trajneri i Interit.

Zikaltrit vijnë pas 2 humbjeve radhazi në kampionat dhe për më tepër ndaj 2 kundërshtarësh të kalueshëm, por për Spallettin nuk ka vend për dramë, pasi skuadra thjesht ka qenë e pafat.

“Me Udinesen kontrolluam lojën në 45-minutat e para, por nuk ia dolëm të mbyllim ndeshjen dhe u ndëshkuam në të pjesën e dytë me kundërsulme. Ndaj Sassuolos nuk kam asgjë për të ndryshuar, sepse pësuam me të vetmin rast të kundërshtarit, ndërsa me pak fat mund të kishim shënuar minimalisht 5 herë. Gjithsesi, tani duhet të tregojmë forcën tonë, sepse na presin disa sfida të vështira, duke filluar nga derbi, e deri të ndeshja me Romën më 20 janar”, tha Luciano Spalletti.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...