Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Surprizon Wigan, eliminon West Ham-in nga FA Cup

Eliminimi i West Ham ishte surpriza e madhe e ndeshjeve të raundit të 4-t të FA Cup. “Çekanët” e David Moyes i dhanë lamtumirën përpara kohe kompeticionit më të vjetër në botë pasi u mposhtën 2-0 nga skuadra Ligue 1, kategorisë së tretë angleze Wigan Athletic. 2-golëshi i Grigg fundosi londinezët të cilët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mbrojtësit Masuaku në fillimion e pjesës së dytë. U kualifikua në raundin e 1/8-ave të FA Cup, Southampton që në St Mary kaloi 1-0 falë një goli të Stephens, Watfordin. Do t’i duhet të luajë replay, Swansea City që u ndal në një barazim 1-1 nga klubi më i vjetër në botë, Notts County. Leicester City falë dy golëshave të Iheanachos dhe Diabate shpartalloi me shifrat 5-1 Peterbourough. Një gol në minutën e 90-të nderoi Brighton që eliminoi në transfertë Middlesborough, ndërkohë avancuan më tej edhe Hull City e Sheffield United.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...