Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në basketbollin e femrave

Tirana dominon kupën e koshit në basketbollin e femrave. Ekipi bardheblu triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi 73-57 Goga Basket në sallën sportive “Feti Borova”. Një triumf i merituar për vajzat bardheblu pas një finaleje të luftuar, por që në fund shkoi për vajzat e drejtuara nga Roland Vrami. Tirana dominoi në periodën e parë, por Goga Basket u përgjigj në periodën e dytë me një rezultat të pjesshëm 21-14, aq sa shifrat në pushim shënonin vetëm +2 për skuadrën bardheblu, 42-40. Në periodën e tretë dhe të katërt diferencat në parket mes dy skuadrave u bënë evidente me Tiranën, që arriti të thellojë më tej rezultatin duke dominuar sidomos fraksionin e fundit. Për Goga Basket ndikoi mbi të gjitha mungesa e stolit por dhe dëmtimi i Lalajt në periodën e dytë. Për Tiranën, ky ishte një rikthim te trofeu pas 6 vitesh.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...