Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hasan Lika: Terren i vështirë, fitorja meritë e futbollistëve

Trajneri i Luftëtarit Hasan Lika, i kënaqur me fitoren ndaj Teutës, përgëzoi jo vetëm futbollistët bluzinj, por edhe ata kundërshtarë për spektaklin që dhuruan në “Niko Dovana”
Shënuam që në fillim dhe futbollistët menduan më shumë për mbrojtjen. Gabuam te goli i dytë i pësuar. Kemi qenë me fat në pjesën e dytë, sepse u ndëshkua Liçaj me të kuq dhe portieri bëri disa ndërhyrje të mira.
Gjyqtari, në rastin e penalltisë, mendoi për goditje nga pas të kundërshtarit. Golat i morëm nga goditjet standarde.
Të dyja skuadrat kërkonin ta fitonin ndeshjen. Kaluam në avantazh të parët dhe ishim psikologjikisht mirë për ta fituar ndeshjen ndaj një kundërshtari direkt. Kundërshtari u hodh në sulm dhe ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, por gabuam në pasin e fundit. Terreni ishte i vështirë, duhen përgëzuar futbollistët për atë që dhanë në fushë.
Të gjitha skuadrat janë të forta, pavarësisht pozicioneve në renditje. Nuk janë rezultate të çuditshme, por rrjedhojë e asaj që japin skuadrat në fushë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...