Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sevilla i falet Sergio Ricos, për të “thyer” Gironan

Falë një super Sergio Rico që priti një 11-metërsh dhe ndali disa tentative të sulmuesve të Gironas, Sevilla u rikthye te fitorja në La Liga. Në Ramon Sanchez Pizjuan, andaluzianët e Montellës mposhtën 1-0 surprizën e vërtetë të këtiij sezoni në La Liga me një gol të Joaquin Correas në sekondat e para të pjesës së dytë. Në fundin e pjesës së parë Sergio Rico ndali tentativën e Aday nga pika e bardhë e penalltisë, por portieri i Sevillas u shfaq në superformë edhe në disa raste të tjera duke evituar gola të sigurtë me pritjet e tij. Me këtë fitore skuadra e Montellës që pak ditë më parë siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit, u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 4 më pak se Valencia e vendit të 4-t që luan në mbrëmje derbin ndaj Levantes.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...