Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndaj PSG luan stolin, Zidane: Dua të qëndroj gjatë te Reali

Në raundin e 1/8-ave të Champions League ku përballë do të ketë Paris Saint Germain, Zinedine Zidane luan fatin e tij në stolin e Realit të Madridit. Los Blancos kanë dështuar gjatë këtij sezoni në La Liga dhe Kupën e Mbretit dhe Championsi është shpëtimi i vetëm për trajnerin francez që në rast eliminimin ndaj PSG, me shumë gjasa do të vuloste edhe të ardhmen e tij që do të ishte larg stolit të klubit merengues. Superkupa e Spanjës, Superkupa e Europës dhe Botërori i klubeve nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar sezonin e Los Blancos , prandaj e ardhmja e francezit do të varet shumë nga ecuria e skuadrës në Champions League. Vetë Zidane në një intervistë konfirmoi faktin se dëshiron të qëndrojë sa më gjatë në stolin e Realit të Madridit. Ish mesfushori e pranoi se Los Blancos nuk po zhvillojnë sezonin e tyre më të mirë dhe përgjegjësi kryesor për ecurinë e skuadrës është ai, por për momentin Zizou është i fokusuar vetëm tek e tashmja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...