Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Partizani-Flamurtari “luftë” për gjysmëfinalet, Skënderbeu thjeshtë formalitet

Futbolli shqiptar vjen këtë të mërkurë me çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë katër skuadrat më të mira, të cilat do ta tentojnë trofeun më të dytë të lakmuar në vend, që për disa ekipe është ndoshta dritarja e vetme për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm.

 

Në orën 17:00 luhet dy takimet e fundit, Skënderbeu – Teuta dhe Partizani – Flamurtari. Përballja e Korçës nuk pritet të ketë shumë histori, për vetë faktin se Skënderbeu ka fituar 2-0 në Durrës në takimin e parë dhe Teuta po kalon një përiudhë shumë të vështirë edhe në kampionat, ku ka rrëshkitur në zonën e ftohtë. Gjatë javës skuadra ka “humbur” edhe trajnerin Stavri Nica, i cili u zëvendësua zyrtarisht nga Begeja vetëm një ditë më parë, për këtë arsye nuk besohet as që Teuta do të harxhojë energji për të tentuar atë që konsiderohet thuasje e pamundur.

Përplasja që tërheq më shumë vëmendjen është ajo e “Selman Stërmasit”, ku Partizani do të synojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Presioni më i madh është te të kuqtë, pasi Kupa ndoshta është rruga më e lehtë për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, sepse në kampionat konkurrenca për vendin e tretë është shumë e fortë. Partizanit I duhet fitorja me dy gola diferencë për të prekur gjysmëfinalet, ose suksesi 1-0 dhe saktësia nga goditjet e 11-metërshave. Starova, që edhe këtë sfidë do ta ndjekë nga Tribuna për arsye pezullimi, duhet të gjejë rrugët për të shkuar te goli, në pmungesë të një sulmuesi “pykë”, pasi edhe statistikat në kampionat tregojnë që të kuqtë kanë sulmin e dytë më të dobët, pas Lushnjës.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...