Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gavazaj: I lumtur për fitoren, komplimentova Asanin

Enis Gavazaj ishte futbollisti më i mirë i sfidës mes Skënderbeut dhe Partizanit, që u vendos nga autogoli i Gojkoviç. Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit, ishte nga më të lëvizshmit te korçarët, duke u shndërruar në një problem për Partizanin.

“U munduam të japim më të mirën tonë dhe të zbatojmë detyrat që na kishte dhënë trajneri, por Partizani u mbrojt vërtetë shumë mirë, duke dubluar pozicionet. Mendoj se kundërshtari bëri një ndeshje mjaft të mirë, por nuk pati fat, për të marrë më shumë”, u shpreh Gavazaj.

Skënderbeu mori një tjetër 3-pikësh, pavarësisht problemeve që ka skuadra jashtë fushës së lojës. Gavazaj vlerëson se kanë qenë lojtarët me eksperiencë ata që kanë kthyer qetësinë në ekip, ndërsa tregoi se komplimentoi edhe Asanin e Partizanit.

“Asani është një lojtar që lëviz shumë mirë dhe sot e urova për lojën që zhvilloi. Problemet kanë ndikuar shumë pak te ne dhe kjo falë lojtarëve më me eksperiencë të skuadrës, që na kanë mbajtur të përqendruar dhe jashtë këtyre problemeve”, tha Gavazaj.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...