Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Napoli në sulm për Suarez, nis negociatat me Barçën

Ai është një fiksim i vjetër i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, por edhe trajnerit Maurizzio Sarri. Bëhet fjalë për mesfushorin qendror të Barcelonës, 24-vjeçarin Deni Suarez, që po kërkohet me ngulm nga napolitanët, për sezonin e ardhshëm.

“Nëse duhet të zgjidh se kush më tremb dhe kush më pëlqen, ai është Denis Suarez”, do të shprehej De Laurentis, në 2016-ën, para sfidës Villareal-Napoli dhe pikërisht spanjolli ishte ai që ndëshkoi Napolin.

Tani Suarez po gjen pak hapësira te Barça dhe mirëpret një tjetër destinacion, ku mund të luajë me vazhdimësi, ndaj do të konsideronte seriozisht një transferim te Napoli. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e napolitanëve kanë kërkuar informacionet paraprake te katalanët, për të blerë kartonin e mesfushorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...