Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skriniar i premton besnikëri Interit: Bukur të luaja me De Vrij

Sfida Sampdoria-Inter do të jetë shumë e veçantë për mbrojtësin sllovak të zikaltërve, Milan Skriniar, për faktin se sezonin e kaluar futbollisti ishte pjesë e dorianëve.

Gjithsesi, Skriniar i bën thirrje shokëve të skuadrës, të japin maksimumin, për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë, për t’i shkuar më pranë realizimit të objektivit, që është pjesëmarrja në Champions.

“Ndaj Sampdorias do të jetë një ndeshje e vështirë. Kam kaluar një periudhë të bukur këtu dhe do t’u jem mirënjohës të gjithëve, tifozëve në veçanti. Gjithsesi, të dielën dua të fitoj dhe duhet të japim maksimumin të gjithë, për t’u larguar me 3 pikë nga Xhenova, pasi duam Championsin me çdo kusht”, tha Skriniar.

Mbrojtësi sllovak ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, të cilat janë gati të bëjnë çmenduri për ta transferuar, por Skriniar i premton besnikëri Interit dhe shprehet se pret të luajë në krah të De Vrij.

“Nuk di asgjë për ofertat, pasi u kam thënë menaxherëve të mi se dua të rri gjatë te Interi dhe nuk dua të dëgjoj për klube të tjera. De Vrij e njoh si kundërshtar dhe është shumë mbrojtës i fortë. Do të doja shumë të luanim të dy bashkë”, deklaroi Milan Skriniar.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...