Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron bën mbretin, Cleveland mposht Toronton, Spurs në superformë

Fitorja e tretë radhazi për Cleveland Cavaliers në NBA dhe sërish nën shenjën e LeBron James. Skuadra nga Ohio fluturon me mbretin e saj i cili u shfaq në superformë duke udhëhequr Cavaliers drejt një fitoreje me peshë ndaj kryesueseve të Konferencës së Lindjes. Në Quicken Loans Arena, LeBron realizoi 35 pikë 17 asiste dhe rikuperoi 7 topa poshtë tabelës , ndërsa Cleveland mposhti Toronto Raports pas një ndeshjeje spektakolare me rezultatin 132-129, duke blinduar vendin e tretë në Lindje. Paraqitje e mirë edhe ajo e Kevin Love të vendasit autori i 23 pikëve dhe 12 rikuperimeve. Ndërkohë te Raports spikatën dy përhershmit, Kyle Lowry me 24 pikë e DeMare DeRozan me 21 pikë. Janë 5 tashmë fitoret radhazi të San Antonio Spurs me skuadrën e Gregg Popovich që synon ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e 4-t të Konferencës së Perëndimit edhe pse për momentin pozicionet e 6-ta. Në AT@T Center të Texasit, San Antonio kaloi me rezultatin 98-90, Washington Wizards. Edhe në sfidën ndaj kryeqytetasve për Spurs, në mungesë të të dëmtuarit prej kohësh Kawhi Leonard, shkëlqeu i përhershmi LaMarcus Aldridge, autori i 27 pikëve ndërsa i ndihmoi teksanët edhe me 4 asiste dhe 9 rebound.  Fitore e rëndësishme edhe për New Orleans Pelicans që duelon me Oklahomën dhe San Antonion për vendin e 4-t në Perëndim. Në Louissiana Anthony Davis mori sërish për dore skuadrën e tij me yllin e Pelicans që realizoi 28 pikë dhe 13 rikuperime duke udhëhequr New Orleans drejt një fitorje të vështirë me rezultatin e ngushtë 96-92 ndaj Indiana Pacers. Mban gjallë shpresat për të kapur play-offin Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado “pushtoi” Ilionoisin duke regjistruar një fitore të madhe ndaj Chicago Bulls me rezultatin e thellë 135-102. Gjithçka për meritë të treshes Millsap-Jokic-Chandler të cilët të 3 sëbashku realizuan 62 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...