Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Arrihet marrëveshja, Ribery te Bayerni edhe sezonin e ardhshëm

Tashmë nuk ka më dyshime për të ardhmen e Franck Ribery. Sipas “Kicker”, 35-vjeçari dhe klubi bavarez kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër, që do të thotë se francezi po do të luajë sezonin e tij të 12-të në radhët e kampionëve të saposhpallur të Bundesligës. Është rënë dakord për të gjitha detajet dhe pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re, që do të skadojë më 30 qershor të vitit 2019.

Edhe pse Ribery e ka të qartë se në pozicionin e tij do të ketë më shumë hapësirë për të rinjtë Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, ai e ka pranuar këtë fakt, për të dhënë kontributin e tij atëherë ku do ta shohë të nevojshme trajneri i ri. Veterani francez do të vijojë të luftojë për vendin e titullarit, por sigurisht duke respektuar edhe politikat e klubit me lojtarët e rinj.

Ribery mbërriti në vitin 2007 nga te Baeyneri nga radhët e Marseilles. Me aktivizimin e tij ndaj Sevillas në Champions arriti në shifrën e 382 ndeshjeve me Bayernin, teksa ka shënuar 117 gola.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...