Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Radas: Kupa na mungon, Skënderbeu në Europë sezonin tjetër

Në Vlorë për të rikuperua humbjen 1-0 në ndeshjen e parë dhe për të synuar kualifikimin në finalen e Kupës. Te Skënderbeu besojnë te përmbysja, megjithatë me eksperiencën e tij Marko Radas kërkon kujdes, sepse ndryshe nga suksesi 3-0 i ditëve të kaluara, specifika e turneut e vështirëson misionin.

Nuk do jetë një ndeshje njësoj si ajo e kampionatit, janë dy sfida të ndryshme.

Sipas mbrojtësit kroat, diferenca e një goli është e rikuperueshme. Radas nuk i beson zërat për atmosferën jo të qetë në Vlorë, ndërsa thekson se korçarët kanë presion vetëm nga vetja.

Për mua një gol diferencë nuk është asgjë, por ndoshta është edhe shumë.

Pas suksesit me Kamzën në fundjavën e kaluar, Radas ngriti trofeun e titullit 2015-2016 të kthyer nga CAS, ndërsa shpreson te një tjetër vendim në favor të Skënderbeut nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për të luajtur në Europë edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Normal që u ndjeva mirë, por unë personalisht në mendjen time isha i bindur që jam kampion. Shpresojmë të jemi pjesë e Europës për sezonin 2018-2019.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...