Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia zhgënjen sërish, Plaku nxjerr nga kriza Kamzën

Pas humbjes në Durrës ndaj Teutës, Vllaznia zhgënjeu sërish, këtë herë në ‘Loro Boriçi’, duke rrezikuar tashmë më shumë se kurrë mbijetesën, pasi u mposht nga Luftëtari me rezultatin 0-2.

Ndryshe nga sa pritej, skuadra e Gjokës nuk u shfaq aspak kërkuese, teksa Hasan Lika e kishte studiuar mirë kundërshtarin dhe e priste mbrapa, për ta goditur me zbritje shumë të shpejta.

Golat për gjirokastritët u shënuan të dy në pjesën e dytë dhe patën për protagonistë dy prej yjeve të Luftëtarit, Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun. Fillimisht ishte lojtari më i ri i Anderlechtit, që bëri çfarë deshi me Mersinin në zonë dhe më pas mposhti portierin Sherri, duke dërguar topin në rrjetë nga një kënd shumë i vështirë.

Më pas, talenti vlonjat shënoi golin e dytë, pas një aksioni mjaft të bukur, që pa për protagonist vetë Bregun dhe fantazistin Rroca. Vlen të përmendet se publiku shkodran duartrokiti fillimisht Abazajn kur u zëvendësua nga Lika, ndërsa më pas edhe Bregun, teksa në shenjë mosmiratimi për situatën ku ndodhet Vllaznia, u larguan shumë më herët nga stadiumi.

Nga ana tjetër, Kamza është rikthyer te fitorja pas 9 javësh, teksa ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 2-1, ndonëse jo pa vështirësi. Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, teksa Sebino Plaku shënoi të dy golat për skuadrën e Julian Ahmatajt, ndërsa Sefa barazoi përkohësisht për Lushnjën.

Me këtë fitore, Kamza shkëputet me 4 pikë nga Vllaznia dhe Teuta, duke hedhur një hap drejt qëndrimit në Superiore, ndërsa durrsakët do ta luajnë nesër takimin e tyre, në Vlorë përballë Flamurtarit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...