Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron dorëzohet para Pacers, kualifikohen Raptors dhe Jazz

Indiana Pacers rikthehen fuqishëm në sfidën e gjashtë të serisë ndaj Cleveland Cavaliers, duke fituar me rezultatin e thellë 121 – 87 dhe barazuar rezultatin e përgjithshëm në 3-3. Victor Oladipo rezultoi “vrasësi” i finalistëve të sezonit të kaluar, duke regjistruar “triple double” e parë në karrierë në fazën play off. Lojtari më i mirë i Pacers shënoi 28 pikë, dha 10 asiste dhe rikuperoi 13 topa nën tabelë, duke fituar duelin brenda sfidës me LeBron James, që shënoi vetëm 22 pikë. Indiana ishte gjithmonë në kontroll në ndeshjes, aq sa diferenca në fund të periodës së tretë shkoi 25 pikë, çka e detyroi trajnerin e Cavs Tyronn Lue të ruante titullarët në periodën e fundit, përfshirë edhe “Mbretin” James, për ta patur në formën e duhur në sfidën e 7-të të serisë, që do të përcaktojë skuadrën që do të përballet me Toronto Raptors në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.

Skuadra kanadeze mposhti në sfidën e 6-të Washington Wizards 92–102, duke mbyllur llogaritë e serisë me rezultatin 4-2. Raptors morën avantazhin vetëm në periodën e tretë, ndërsa në të fundit u shfaqën në versionin më të mirë, të udhëhequr nga Kyle Lowry me 24 pikë. Për Wizards nuk mjaftuan 32 pikët e Breldey Beal dhe 23 të John Wall.

Siguroi kualifikimin në Perëndim Utah Jazz, që iu imponuan 96–91 Oklahoma City Thunder. Bëri të pamundur Russell Westbrook, me plot 46 pikë dhe 10 rikuperime, për të barazuar serinë e përballjeve, por “yllit” të Thunder iu desh të dorëzohej në fund para lojës kolektive të Jazz. I jashtëzakonshëm për vendësit Donovan Mitchell, që realizoi në total 38 pikë, 22 vetëm në periodën e tretë. Jazz gjejnë Hoston Rockets në gjysmëfinalet e Perëndimit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...