Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Salihi kap kuotën 20, i jep fitoren Wiener Neustadt

Hamdi Salihi mban në lojë Wiener Neustadt për t’u ngjitur një kategori më lart me një gol të sekondës së fundit. Sulmuesi shqiptar rezultoi përcaktues në takimin ndaj FAC Wien me bomberin 34-vjeçar që realizoi golin e fitores për skuadrën e tij me një gol në minutën e 96-të. Falë kësaj fitoreje Wiener Neustadt ruajti vendin e 4-ët  por tashmë në kuotën e 54 pikëve, 3 më pak se ish skuadra e Salihit, Ried dhe 4 më pak se Hartberg që që pozicionohet e dyta dhe për momentin kur mbeten edhe 4 javë për t’u luajtur ngjitet direkt në Bundesligën austriake. Ky ishte goli i 20-të sezonal për Salihin që lufton me futbollistin e Ried Chabbi për Këpucën e Artë me këtë të fundit që kryeson klasifikimin e golashënuesve më të mirë me 21 finalizime.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...