Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentis: Na janë vjedhur 8 pikë, Sarri vendos javën e ardhshme

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka folur sërish për të ardhmen e Maurizio Sarrit në stolin e Napolit, teksa nuk la pa e thumbuar atë. Në një konferencë për shtyp ku njoftoi edhe grumbullimin në Dimaro, më 10-30 Korrik, bosi napolitan tha se javën e ardhshme do të takohet me Sarrin, për të vendosur përfundimisht të ardhmen.

“Javën tjetër kemi lënë të takohemi dhe të flasim edhe një herë. Uroj që të pranojë të vijojmë projektin që kemi nisur, pasi kemi investuar te ai, por nuk do të bëj asnjë gjë të jashtëzakonshme për ta bindur” ,tha De Laurentiis.

Me çështjen e titullit thuajse të mbyllur tashmë, De Laurentiis nuk e fshehu zhgënjimin, pasi pa që skuadra ku investon miliona mbilli një tjetër vit pa trofe. Këtë herë u tregua edhe më i ashpër, duke zbuluar se mendon se Napoli i tij është vjedhur këtë sezon.

“Në fakt në vend të dytë kemi shkuar edhe me Mazzarrin, ndaj nuk është se kemi bërë ndonjë arritje. Gjithsesi mendoj se na janë hequr 8 pikë dhe nëse marrim fitore në dy takimet e ardhshme, mund të them me bindje që titulli na është vjedhur. Mospërdorimi i VAR-it dhe favorizimi i heshtur i rivalëve tanë nga ana e arbitrave, janë ato që kanë ndikuar, por duhet të ngremë zërin, që kjo situatë të mos përsëritet në sezonin e ardhshëm. Ekziston ky komunitet i heshtur që lejon që të ketë mafia, Camorra, Ndrangheta, Sacra Corona Unita. Është vendi më i ndotur në botë. Faji ynë, megjithatë”, deklaroi De Laurentiis.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...