Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nuk ka fitues në Bergamo, Europa vendoset javën e fundit

Nuk pati fitues në sfidën e drejtpërdrejtë për Europa Leaguen, mes Atalantës dhe Milanit, që u ndanë në barazim 1-1 dhe lanë për javën e ardhshme verdiktin final.

Ishte pikërisht Franck Kessie, ai që u rikthye në Bergamo, ku edhe shkëlqeu në Serinë A, që dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin Milanit, në minutën e 60, ndërsa vetëm 4 minuta më pas, Toloi la Atalantën me 10 futbollistë, pas kartonit të dytë të verdhë.

10 minuta nga fundi u ndëshkua me karton të kuq edhe Montolivo, duke balancuar forcat në fushë, ndërsa në minutën e parë shtesë, mbrojtësi Massielo ndëshkoi Donnarummën dhe riktheu baraspeshën edhe në rezultat.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë të Guidës, të dy skuadrat ndanë nga një pikë dhe tashmë vijojnë të mbajnë pozicionet përkatëse, me Milanin në vendin e 6 me 61 pikë dhe Atalantën në të 7-tin me 60, duke bërë që në javën e fundit të përcaktohet edhe skuadra që do të marrë pjesë në Europa League.

Të dyja skuadrat thuajse kanë siguruar praninë në Ligën e Europës dhe në javën e fundit pritet të vendoset se kush do të shmangë turet paraeleminatore të korrikut e gushtit.

Milanit i duhet të fitojë ndaj Fiorentinës për të qenë i qetë në këtë aspekt, ndërsa Atalanta luan në transfertë ndaj Kaljarit. Skenari më i pamundur duket ai i një fitoreje me goleadë të Fiorentinës ndaj Milanit, për të rikuperuar golevarazhin +7 nga Atalanta dhe humbja e kësaj të fundit me Kaljarin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...