Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nervozizëm te Gjermania, konfrontim fizik mes Kimich dhe Rudiger

Kombëtarja e Gjermanisë, kampione e Botës në fuqi, dallohet për disiplinën e hekurt dhe sjelljen tepër korrekte të futbollistëve në fushë, por ky “mit” është rrëzuar në prag të “Rusi 2018”. Gjatë stërvitjes së “Pancerave” ka patur një përplasje të fortë fizike mes Joshua Kimich dhe Antonio Rudiger, për një dueli të ashpër mes tyre, aq sa është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të stafit, veçanërisht e Miroslav Kloses për të shmangur precipitimin e mëtejshëm të situatës.

Edhe Juian Draxler qëndroi për disa minuta në tokë, pasi mori një goditje më bërryl, por për mbrojtësin me shumë eksperiencë Mats Hummels, bëhet fjalë vetëm për një luftë të fortë sportive mes futbollistëve për vendin e titullarit. Të jetë vetëm kaq? Gjermania kampione e botës, është në grupin F në turneun e kësaj vere, së bashku me Meksikën, Korenë e jugut dhe Suedinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...