Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hierro:Është e pamundur të ndryshojmë, respekt për Portugalinë

Fernado Hierro konfirmon atë që tha në konferencën e prezantimit si trajneri i ri i Spanjës. Ndaj Portugalisë La Roja do të ketë shumë pak ndryshime për të mos thënë aspak. Në konferencën për shtyp përpara derbit iberik, numri 1 i stolit të Spanjës, vlerësoi Portugalinë megjithatë shfaqi të gjithë besimin që ka te skuadra e tij.

“ Kemi shumë respekt për skuadrën që është kampione e Europës në fuqi. Ata kanë në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një trajner me shumë eksperiencë. Megjithatë unë kam besim te futbollistët që drejtoj dhe mendoj se jemi në një moment të mirë. E kemi shumë të qartë atë çfarë duam. A do të jetë kjo një finale? Kemi 3 finale sfidën ndaj Portugalisë dhe ndeshjet ndaj Marokut dhe Iranit. Do të bëjmë pak ndryshime. Kemi 2 javë përgatitje dhe që punojmë me një koncept loje. Është e pamundur të ndryshosh, pasi po luajmë mirë prej shumë kohësh”.

Portugali-Spanjë do të luhet të premten në orën 20:00.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...