Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rinovimi i Icardit dhe mbrojtësi i djathtë, dy prioritetet e Interit

Interi përgatit dy lëvizje të rëndësishme. Rinovimin e kapitenit Mauro Icardi dhe afrimin e një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar të larguarin Joao Cancelo. Dëshira e Icardit për të qëndruar te zikaltrit është evidente dhe u bë e ditur nga sulmuesi argjentinas edhe në intervistën e parë të këtij viti. Aktualisht edhe pse ka hyrë në fuqi klauzola prej 110 milionë eurosh e vlefshme deri në datën 15 korrik për skuadrat jashtë Italisë, në drejtim të Interit nuk ka ardhur asnjë ofertë për kapitenin dhe sipas të gjitha gjasave Maurito do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën zikaltër. Interi ka gati rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, me një pagë prej 5-6 deri në milionë eurosh në sezon plus bonuseve në bazë të paraqitjeve. Ndërkohë Interi është shumë afër Sime Vrsalkjos. Mbrojtësi i djathtë i përfaqësues kroate i bindur edhe nga dy shokët e tij në kombëtare Perisic dhe Brozovic dëshiron të largohet nga Atletico Madrid për t’u transferuar në Milano. Interi i ka ofruar Atleticos së Madridit 9 milionë euro për huazimin me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni dhe mundësitë janë që ky operacion merkatoje të mbyllet me sukses gjatë këtyre ditëve.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...