Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi arrin marrëveshjen me Monacon për Keita Balde

E ndërsa tifozët e Interit po presim me padurim blerjen e Luka Modricit nga Reali i Madridit (kroati ka kërkuar takim me Florentino Perez), drejtuesit zikaltër janë hedhur në sulm për të marrë Keita Balde nga Monaco. Një pistë për të cilën po punohet prej javësh, ndërsa këtë të hënë palët duket se kanë arritur marrëveshjen për kalimin e futbollistit tek Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

23-vjeçari një vit më parë u transferua në Principatë nga Lazio për 30 milionë euro plus 2 të tjerë bonuse. Në atë kohë edhe Interi ishte në garë për të siguruar shërbimet e tij. Te zikaltrit do të kopletonte fazën sulmuese, duke parë që është një element që mund të japë kontribut në disa pozicione: si anësor, si “pykë” e dytë, por edhe si qendërsulmues.

Bisedimet mes Interit dhe Monacos kanë avancuar shumë. Fillimisht ishte hedhur ideja e një shkëmbimi huazimesh me Candrevan ose Joao Marion, por drejtuesit zikaltër më pas menduan të mos përfshinin asnjë futbollist tjetër. Transferimi do të jetë huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...