Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija nis rrugën drejt titullit, pret Vardarin në Tetovë

Pasi mbylli një sezon në kufijtë e perfektes, duke fituar gjithçka, Shkëndija e Tetovës do të zbresë sot në fushë, në javën e parë të kampionatit maqedonas, me synimin për të përsëritur të njëjtin sukses.

Kuqezinjtë do të presin sot në orën 17:00, në Tetovë rivalin kryesor të kampionatit, Vardarin dhe do të kërkojnë që në javën e parë, që t’i tregojnë kundërshtarit se kampionati maqedonas do të “flasë shqip” edhe këtë sezon.

Trajneri Qatip Osmani ka ende dilema sa i përket formacionit, pasi të martën do të luajë ndeshjen e kthimit të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, por humbja 3-0 në Austri ndaj Salzburgut, nuk lë shumë shpresa për sfidën e Shkupit.

Pikërisht për këtë arsye, pritet që trajneri i kuqezinjve të hedhë në fushë 11-shen më të mirë, për të nisur me këmbën e mbarë kampionatin dhe më pas të mendojë për Europën, ku në rast eliminimi, do të luajë në Play Off-in e Europa Leagues.

Sezonin e kaluar Shkëndija fitoi kampionatin me mbi 30 pikë diferencë nga Vardari i vendit të dytë, ndërsa arriti të shënojë më tepër se 100 gola në sezon, duke dhuruar spektakël në çdo stadium.

Kuqezinjtë arritën të triumfojnë edhe në Kupën e Maqedonisë, duke mposhtur në finale skuadrën e Pelisterit dhe duke vulosur suksesin absolut në futbollin maqedonas.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...