Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Polonia nuk fal, SHBA fiton me vuajtje

Kampionia në fuqi e Botës, Polonia nuk zhgënjeu përballë Porto Rikos që ishte shumë i thjeshtë për skuadrën lindore. Me një 3-0 të pastër polakët morën jo vetëm fitoren e dytë në grup por konfirmuan se me amerikano-qëndrorët e kanë pothuajse gjithmonë të thjeshtë, pasi në 5 ndeshje Porto Riko ka mundur t’i marrë vetëm 1 set në total. Dhe këtë herë muzika nuk ndryshoi me Poloninë që fitoi 25-14 në setin e parë ndërsa në të dytin arriti të triumfojë me shifrat 25-12. Në setin e tretë Porto Riko shënoi më tepër pikë, nëse mund të quhen tepër 15, me poloninë që fitoi pastër 3-0 dhe pa shumë vuajtje mbi parket. SHBA. arriti një tjetër fitore me vuajtje por që në këtë pikë të kompeticionit nuk ka shumë rëndësi. Amerikanët mposhtën 3-2 Australinë, teksa në setin e parë fituan me rezultatin e ngushtë 25-23 ndërsa në të dytin 25-20 duke krijuar përshtypjen se kishin marrë tashmë suksesin, por australinët nuk u dorëzuan dhe cuan ndeshjen në set final pas fitorve 25-22, 25-23. Ndërkohë që në setin e fundit, amerikanët treguan përvojën e tyre duke triumfuar dhe duke marrë fitoren e dytë në grup me rezultatin 3-2.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...