Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Tri herë baba brenda gjashtë javësh, çfarë “triplete” për Berahinon!

Në futboll sot ekziston rregulli që nëse arrin të shënosh tre a më shumë gola në një ndeshje, ke të drejtë të marrësh topin në shtëpi. Por sulmuesi i Stoke City-t duhet të marrë shumë më tepër se një top pas “tripletës” së tij të fundi.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, 25-vjeçari brazilian, i cili nuk mbahet mend për ndonjë efikasitet të jashtëzakonshëm para portës, është shfaqur i jashtëzakonshëm me “gola” në jetën private. Brenda 6 javësh është bërë tre herë baba nga lidhjet intime me tre femra të ndryshme.

Ish-partnerja e tij, Stephania Christoforou, që u nda nga Berahino në fillim të vitit, solli në jetë të voglin Costa më 30 maj, ndërsa partnerja aktuale lindi vajzë më 17 korrik. Por cili është problemi? Një femër e tretë ka nisur kontaktet me avokatët e futbollistit që të njohë atësinë e vajzës së saj, që lindi më 15 korrik.

Vajza në fjalë është një mikeshë e fëmijërisë së 25-vjeçarit dhe këmbëngul se emri i Berahinos duhet të shënohet në certifikatën e lindjes së vajzës si i ati i saj.

Ndoshta Berahinos i mungojnë golat në fushën e e blertë, por me “tregolëshin” që ka realizuar brenda 6 javëve në jetën private, mbetet rekordmen absolut.

1- Djali Costa

2 – Vajza Anna Maria

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...