Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zidane nuk e sheh veten te Man.United, francezi telefonon…

Zinedine Zidane është një zotëri i vërtetë. Sipas mediave angleze, ish-tekniku i Realit të Madridit, ka telefonuar tranjerin e Manchester United, Jose Mourinho, për ta siguruar se nuk po bën asnjë komplot kundër tij, në mënyrë që francezi të bëhet tranjeri i ri i “Djajve të Kuq”.

Emri i Zidane është lidhur shumë me stolin e United këtë periudhë, me Mourinhon i cili është nën presion të madh, pas rezultateve të dobëta, por dhe problemeve me disa nga yjet e ekipit, si Paul Pogba, Marcus Rashford apo dhe sw fundmi Alexis Sanchez, i cili nuk u la as në stol në humbjen kundër West Ham.

Por, Zizou e ka siguruar portugezin se aktualisht nuk ka asnjë bisedim, dhe e vetmja gjë që ka ndodhur, është se përfaqësuesit e 46 vjeçarit e kanë pyetur nëse do ti pëlqente kjo punë në të ardhmen, në rast se do të ishte e mundur.

Ndërkohë, raportohet se Mourinhos i është dhënë një javë kohë për të ndryshuar fatet e këtij sezoni, i cili ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën nga Manchester. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje të rënda kundër Brighton, Tottenham e West Ham së fundmi pa harruar eliminin në Kupën e Ligës nga Derby County, ndërkohë që ndeshja e rradhës është kundër Valencias, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...