Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kryesueset përballen në Podujevë, Prishtina e Drita kërkojnë rikthimin te suksesi

Pas sfidës mes Ferizajt dhe Drenicës, të vlefshme për javën e 8 të IPKO Superligës në Kosovë dhe të fituar nga vendasit me rezultatin 2-0, sot kampionati kosovar i futbollit do të vijojë me 3 sfida të tjera.

Kështu Drita do të zbresë sërish në stadiumin e Gjilanit, por këtë herë për të harruar humbjen në derbi dhe për t’u rikthyer te 3-pikëshi, aq shumë i nevojshëm pas një starti për t’u harruar.

Kampionët në fuqi, të drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro, do të presin skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89, e cila gjithashtu e ka nisur keq sezonin dhe ka nevojë për pikë, që të mos humbë kontaktet me skuadrat kryesuese.

Prishtina e Mirel Josës do të udhëtojë drejt Prizrenit, ku po në orën 15:30 do të përballet me vendasit e Lirisë, në një sfidë ku 3 pikët janë detyrim, pasi skuadra vjen pas dy ndeshjesh radhazi pa fitore dhe ka 5 pikë më pak sesa Feronikeli kryesues.

Sfida më interesante e javës në IPKO Superliga do të luhet në Podujevë, ku vendasit e Llapit do të presin skuadrën nga Drenasi, Feronikelin. Ajo që e bën të veçantë këtë sfidë, është se skuadra e vendit të dytë, do të përballet me kryesuesen aktuale të kampionatit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...