Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Szczesny: Me Wenger pija duhan, por tani dua të fitoj

Nga Arsenali te Juventusi, por edhe me një sezon te Roma ndërmjet, portieri polak Wojciech Szczesny duket se ka rigjetur qetësinë te bardhezinjtë e Allegrit, ku po luan si titullar dhe po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij.

Gjithsesi Szczesny nuk e fsheh dashurinë parë klubin londinez, teksa thekson se mbetet ende një tifoz i Arsenalit dhe se do të dëshironte të luante përjetësisht me “Topçinjtë”.

“Mendoja se do të luaja përjetësisht te Arsenali, pasi e dua atë klub edhe tani, që nuk jam më pjesë e tij. Kam fituar disa kupa me Arsenali, ndonëse kam ëndërruar triumfin në Premier League, por nuk ia kemi dalë. Në fund u largova, pasi kuptova se kishte ardhur momenti që vendimet t’i marr me kokë dhe jo me zemër”,, deklaroi Szczesny.

Portieri polak filloi të luajë titullar te Arsenali, që kur ishte vetëm 20 vjeç dhe dha sinjale të jashtëzakonshme, por më pas në mënyrë të befasishme përfundoi në stol. Vetë Szczesny shpjegon episodin që solli edhe krisjen e parë mes tij dhe Wengerit, që ndoshta më pas i kushtoi shumë.

“Kam shumë respekt për Wengerin, pasi më ka ndihmuar shumë dhe më dha mundësinë të debutoja në Premier League kur isha vetëm 20 vjeç dhe e kisha të vështirë të menaxhoj situatën. Në janar të 2015-ës trajneri më gjeti duke pirë cigare në dush, pas një ndeshjeje me Stoke City-n dhe më gjobiti për këtë. Më pas më uli edhe në stol, derisa kuptova që nuk kishte më vend për mua dhe pranova huazimin te Roma”, tregon portieri polak i Juventusit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...