Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Frankfurti “shkërmoq” Dusseldorfin, Jovic realizon 5 herë

Eintracht Frankfurt dhuroi spektakël në sfidën që hapi javën e 8-të të Bundesligës. Për të marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesligë, skuadra e trajnerit austriak Adi Hutter shpartalloi me një breshëri golash Fortuna Dusseldorf. Në Commerzbank Arena, vendasit triumfuan me rezultatin e thellë 7-1 në atë që mund të konsiderohet si ndeshja e jetës për talentin 20-vjeçar Luka Jovic. Sulmuesi serb i cili luan si i huazuar nga Benfica te Frankfurti shkëlqeu duke realizuar 5 gola në këtë përballje ndërsa bomberi tjetër i Eintrachtit Haller shënoi 2 golat e tjerë për vendasit ndërsa spikati edhe me 2 asiste. Golin e flamurit për Dusseldorf e realizoi Lukebakio në minutën e 53-të. Me këtë sukses Frankfurti kapi Bayernin në vendin e 6-të në kuotën e 13 pikëve.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...