Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Ferit Keta i përgjigjet turkut Karakus, e sfidon në dhjetor!

Ferit Keta nuk është nga ata që tërhiqen përpara një sfide dhe ishte vetëm çështje kohe përpara se luftëtari shqiptar t’i përgjigjej turkut Fatih Mehmet Karakus. Ky i fundit prej javësh provokonte duke kërkuar një përballje të dytë me 29-vjeçarin nga Bulqiza dhe dëshira iu plotësua. Më datë 8 dhjetor në Mynih do të zhvillohet superdueli mes Ketës dhe Karakus. Në lojë janë dy gjerdanët e kampionit të botës në kickbox që zotërohen nga  21-vjeçari turk, ndërkohë që luftëtari kuqezi është kampioni aktual i Europës në kickbox.

Do të jetë sfida e dytë mes Ketës dhe Karakus në 3 muaj, ku kujtojmë se në fillim të shtatorit, Feriti mposhti rivalin e tij në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe me turkun që u tërhoq në raundin e 4-t, në atë rast ishte një ndeshje boksi që për hir të së vërtetës nuk është disiplina e perferuar e Karakus.

Provokimet e njëpasnjëshme të luftëtarit nga Kirikkale morën tashmë një përgjigje teksa Keta ka nisur përgatitjet në Gjermani nën kujdesin e trajnerit të tij Ismail Ketës.

Në këtë rast shprehja që mund ti shkojë përshtat Mehmet Karakusit është : “Kujdes se çfarë dëshrion, sespe dëshira mund të të plotësohet”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...