Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çështja Mayorga, dalin në dritë dokumente të reja që penalizojnë CR7-ën!

Prej muajsh, Cristiano Ronaldo lejon fushën të flasë, ndërkohë në Las Vegas, policia vazhdon hetimet për çështjen Mayorga. Në javët e ardhshme, pritet të ketë njoftime të reja, por Der Spiegel ka nxjerrë në dritë dokumente të reja nga Football Leaks, për muajt pas ngjarjes shokuese që pretendohet të ketë ndodhur.

Sipas revistës gjermane, disa e-maile të reja ndërmjet përfaqësuesve ligjorë konfirmojnë se ekipi i Ronaldos dëshironte të kuptonte se çfarë kishte ndodhur atë natë, për të ndërtuar një strategji të vlefshme mbrojtjeje.

Nga ana tjetër, avokatët e asit të Juventusit pretendojnë se një pjesë e mirë e këtyre dokumenteve janë të manipuluara. Sipas “Der Spiegel”, flitet se mes shtatorit dhe dhjetorit të 2009 janë bërë dy versione të përgjigjeve të Ronaldos, në mënyrë që çdo gjë të ishte e sigurt për vazhdimësinë e situatës.

Kjo çështje ka tronditur opinionin botëror, por gjithsesi, Ronaldo ka mohuar gjithmonë me çdo kusht të ketë kryer marrëdhënie seksuale pa aprovimin e Mayorgas. Gjithsesi, zërat jashtë fushe nuk kanë ndikuar në jetën profesionale të Ronaldos, i cili ka shkëlqyer në aventurën e tij të re me Juven, duke shënuar 10 dhe dhënë 6 asiste në 17 takimet e para sezonale.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...