Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Football Leaks “shënjestron” At. Madridin, dyshime për transferimin e Carrasco

Pas çështjes së Sergio Ramosit te Reali i Madridit, që mori një substancë të ndaluar në finalen e Championsit, dhe pas problemeve me transferimin e Neymar te PSG, tani “Football Leaks” vendosi një tjetër skuadër spanjolle në shënjestër.

Atletico Madrid ka përfunduar nën akuzë për shitjen e diskutueshme të Yannick Carrasco te klubi kinez, Dalian Yifang, një marrëveshje e finalizuar në shkurtin e këtij viti.

Informacionet e faqes së internetit më “sekrete” në futbollin botëror riprodhohen me shpejtësi dhe shumë rrallë janë të pavërteta. Faktet në fjalë i përkasin vitit 2015, kur Atletico bleu futbollistin nga Monaco, duke hapur një linjë kreditore me agjentin e lojtarit për 97 milionë dollarë.

“Los Colchoneros” kishin bashkautorësinë e një fondi kanadez investimesh, e kartoni i Yannick Carrasco ishte një lloj pengu për të marrë paratë. Gjithashtu, akordi me Monaco parashikonte që Atletico duhej të paguante klubin e Principatës me 25%, nëse do ta shiste lojtarin në dy vitet e para.

Por, borxhet janë shlyer në mënyrë të dyshimtë, me shitjen e Niko Gaitan te kinezët dhe manovra të kolosit kinez “Wanda”, që i ka dhënë emrin stadiumit të Atleticos dhe ka në pronësi ekipin e Dalian.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...