Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer nuk di të tërhiqet, plan të veçantë për të ruajtur formën

Kur Roger Federer nisi karrierën e tij si profesionist në 1998, kur legjenda si Andre Agassi dhe Pete Sampas ishin ende duke luajtur. Sipas tenistit zvicëran, ndryshimi më i madh nga ajo kohë është se ky sport është bërë më shumë fizik. Federer pohoi se lojtarët në të kaluarën mund të godisnin më fort, por ritmi bëhej më i ngadaltë, ndërkohë që sot gjithçka ka ndryshuar, pasi tenistët kanë një intensitet më të lartë. Përveç kësaj, ka ndryshuar dhe mënyra e së luajturit. Nëse lojtarët në atë kohë luanin më pranë rrjetës, sot ata ndihen në mënyrë më të rehatshme kur gjenden në vijën fundore.
Pavarësisht se është 37 vjeç, zvicëran vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, duke u shfaqur ende në nivele shumë të larta. Aktualisht, ai është duke përdorur një axhendë më pak të ngjeshur se në vitet e kaluara dhe do të vazhdojë kështu deri në fund të karrierës së tij. Federer shpreson që edhe kolegët e tij të përdorin të njëjtin plan si ai.
Federer konsiderohet si një prej tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave, për shumë tifozë madje edhe më i miri. Ai ka fituar 20 Grand Slame në karrierën e tij, numër që mund të rritet duke patur parasysh se zvicërani nuk ka ndërmend të tërhiqet akoma nga sporti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...