Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prezantohet Paqueta: Gattuson e njoh nga Play Station, ja roli im i preferuar

Në lojërat elektronike, ai zgjidhte gjithmonë Gattuson, ndërsa tani do ta ketë në stol si trajnerin e ardhshëm dhe njeriun që do ta përshtatë me futbollin italian.

Lucas Paquetá u prezantua këtë të martë si blerja më e re e Milanit, duke vlerësuar kuqezinjtë si një skuadër historike, e duke treguar pse zgjodhi pikërisht këtë anë të Milanos, edhe pse kishte dhjetëra oferta.

“Mendoj se te Milan është vendi i duhur dhe në momentin që më kërkuan, bashkë me familjen vendosa për të ardhur këtu. E di që do të duhet të përballem me historinë, pasi tani jam në një klub të madh dhe, kush ka veshur këtë fanellë para meje, ka fituar tituj e kupa”, tha talenti brazilian.

Paquetá foli edhe për pozicionin e tij të preferuar në katërkëndëshin e blertë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe idhullin e tij, ish fantazistin e Milanit dhe Brazilit, Ricardo Kaka.

“Jam një futbollist ofensiv dhe kërkoj gjithmonë të arrij te goli. Serie A është më shumë fizike, por do të përpiqem të përshtatem shpejt. Për rolin tim ende nuk kam folur, por më pëlqen mesfusha. Gjithsesi, mendoj se kush luan me Milanit duhet të jetë gati për gjithçka. Kakà është idhulli im dhe shpresoj që të fitoj aq sa ka fituar ai te Milani”, tha braziliani i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...