Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Milot Rashica kthen Werder Bremenin te fitorja

Milot Rashica e nis 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte pikërisht goli i vetëm i takimit që u realizua nga 22-vjeçari që i dha fitoren skuadrës së Werder Bremenit në fushën e Hannoverit. Në vendin e duhur e në momentin e duhur, Rashica arriti të shfrytëzonte mjaft mirë situatën. Në fillim gjuajtja e Harnik u devijua nga portieri Esser, teksa mesfushori me tipare sulmuese i përfaqësueses së Kosovës nuk e pati të vështirë të finalizonte.

Ky ishte goli i dytë i 22-vjeçarit në 11 sfida ku ai është aktivizuar. Sezonin e kaluar Rashica u transferua nga radhët e klubit holandez Vitesse te gjermanët e Werder Bremenit. Në vitin e tij të parë te kjo skaudër, Rashica mundi të luante në vetëm 9 sfida dhe shënoi vetëm 1 gol. Këtë sezon Rashicës i është dhënë më shumë besim.

Falë rrjetës së “yllit” të përfaqësueses së Kosovës Werderi rikthehet te suksesi në kampionat pas 3 javësh, duke e nisur mbarë vitin e i ri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...