Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mema: Nder Partizanit? Do t’i bëjmë edhe Kukësit…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u shpreh shumë i kënaqur me fitoren në takimin me Kukësin, por njëkohësisht e pranon se loja e bardheblkuve, përtej fitores, pati probleme, sidomos në pjesën e dytë.

Sot morët një fitore të rëndë…

Trajneri mendon të këqijat para të mirave. Patëm probleme në pjesën e dytë. Dua të luajë mirë ekipi e para dhe e dyta të ketë ekuilibër e të fitojmë. Por, të ketë rrjedhë, jo me raste sporadike. Pjesën e dytë patëm probleme. Gjithsesi, është kthyer entuziazmi, dhe kemi nisur me fitore.

Edhe mbrojtja e Tiranës rezistoi…

Nuk jam tip që kënaqem kollaj, por gjërat kanë lëvizur për mirë. Kanë luftuar, bënë detyrat që i kemi caktuar. Imami më kënaqi, ishte vendimtar në mbrojtje. Fitorja të kthen entuziazmin. Ekipi ishte në ekuilibër, por analizat e mia nuk do të pushojnë. Kemi bërë edhe gabime sot.

I bëtë nder Partizanit me këtë fitore, a prisni mesazhe falënderimi nga populli i kuq?

Në ditët në vazhdim, do t’i bëjmë nder edhe Kukësit, edhe ne do luajmë me Partizanin, mund të fitojmë edhe me ta. Janë harmonizuar veprimet në çifte dhe reparte. Ekipi ka kërkuar gjithë kohës ta fitojë ndeshjen. Nga rezultatet e këqija, ka edhe uri për të fituar. Ne kemi vazhdimësinë tonë, dhe duhet të shohim përpara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...