Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico i “hakmarrjes” për Realin, Barça synon të “vrasë” La Ligan!

Vetëm 3 ditë pasi Barcelona e eliminoi nga Kupa e Mbretit duke e mposhtur 3-0 brenda në Bernabeu, Reali i Madridit do të presë sërish në shtëpi skuadrën blaugrana, këtë herë për kampionat. Sot do të mësohet nëse Barça do ta vrasë përfundimisht edhe La Ligan apo gara do të rihapet. Reali i Solarit do të riniset nga ajo paraqitje e mirë e së mërkurës ku dominoi në lojë por shpërdoroi shumë përpara porte dhe pastaj skuadra e Valverdes e ndëshkoi. Ky El Clasico i cili gjithashtu premton emocione pa fund dhe spektakël, është mundësia ideale që Los Blancos të hakmerren ndaj Barcelonës për ato dy humbje të rënda që u kanë shkaktuar në këtë sezon me shifrat 5-1 në La Liga dhe 0-3 në Kupën e Mbretit. Një fitore e Realit do ta çonte në -6 pikë diferencën mes tyre në klasifikim dhe në një farë mënyre do të mbante gjallë shpresat e skuadrës së Solarit për të shpresuar deri në fund te titulli kampion. Në rast suksesi të Barcelonës që në këtë sfidë do të mbajë veshur fanellën e vitit 1999, si pasojë e 20 vjet bashkëpunimi me Nike, atëherë Reali do të mbyllte llogaritë me kampionatin dhe rivali i vetëm i blaugranave në garën për titull do të mbetej Atletico Madrid. Asnjë nga dy skuadrat nuk ka mungesa të rëndësishme dhe spektakli është thjeshtë i garantuar në Bernabeu por edhe në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...