Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer do të qëndrojë gjatë te United, zbulohet lëvizja e anglezëve!

Manchester United është duke kaluar një periudhë të artë që kur në drejtimin e skuadrës u vendos Ole Gunnar Solskjaer. Tekniku norvegjez mori drejtimin e Manchester United dhjetorin e vitit të kaluar, duke koleksionuar gjithsej 17 takime në stolin e “Djajve të Kuq”, nga të cilat 14 i ka fituar, 2 i ka barazuar ndërsa ka pësuar vetëm 1 humbje. Por pavarsisht kësaj ecurie mjaft të mirë, qëndrimi i tij në “Old Trafford” duket se është ende në pikëpyetje. Kjo pasi 46-vjecari është ende nën kontratë me Molden, skuadër që ai drejtonte para se të merte përkohësisht drejtimin e United. Drejtuesit e klubit anglez do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me norvegjezët, në mënyrë që ata të lejojnë teknikun të qëndrojë në Manchester, madje sipas mediave angleze janë gati që të derdhin në arkat e klubit 6 milionë paund. Tashmë pritet reagimi i drejtuesve të Moldes lidhur me këtë lëvizje të anglezëve.

 

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...