Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohet lista e “Dardanëve” për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

24 “ushtarë” të thirrur nën armë nga “gjenerali” Berndard Challandes për dy ndeshjet e Kosovës në muajin mars, me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarinë në eliminatoret e Euro 2020.

Florent Hasani, Bersant Celina e Bernard Berisha janë 3 futbollistët e rinj të ftuar nga trajneri Challandes, të cilët nuk ishin në dispozicion të teknikut në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit. Celina dhe Berisha, duhet saktësuar, kanë qenë pjesë e Kosovës në grumbullimet e mëparshme, ndërsa për Hasanin do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Përfaqësueses A.

Mbetet jashtë listës Donis Avdijaj, që pavarësisht se është zyrtarisht lojtar i Willem II në Holandë, nuk po luan me këtë skuadër (madje është pezulluar pak muaj më parë për çështje disiplinore). Ka merituar grumbullimin edhe Lirim Kastrati, i cili është shok skuadre me sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzuni te Lokomotiva e Zagrebit.

 

Lista e Challandes:

Portierë:

Samir Ujkani – Caykur Rizespor

Arijanet Muric – Manchester City

Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti – Kalmar

Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron

Leart Paqarada – SV Sandhausen

Benjamin Kololli – FC Zurich

Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax

Mirlind Kryeziu – FC Zurich

 

Mesfushorë:

Florent Hasani – Diosgyor

Bersant Celina – Swansea

Valon Berisha – SS Lazio

Hekuran Kryeziu – FC Zurich

Herolind Shala – Vålerenga Fotball

Idriz Voca – FC Luzern

Besar Halimi – Brøndby

Arbër Zeneli – Reims

Milot Rashica – SV Werder Bremen

Edon Zhegrova – Basel

Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:

Vedat Muriqi – Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...