Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manchester United parakalon Napolin për sulmuesin e PSV-së

Manchester United duket se ka parakaluar Napolin në garën për të siguruar shërbimet e talentit të PSV, Hirving Lozano. “Djajtë e Kuq” shohin te talenti meksikan zëvendësuesin ideal të Alexis Sanchez, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të këtij sezoni.

Edhe pse anglezët pëlqejnë shumë Philippe Coutinhon nga Barcelona, kërkesat e larta të katalanëve e bëjnë gati të pamundur një marrëveshje mes klubeve, ndaj Lozano konsiderohet si një alternativë më e lehtë për t’u arritur.

23-vjeçari është duke shkëlqyer me skuadrën nga Eredivisie, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Fillimisht ishin italianët e Napolit ata të cilët kanë insistuar për transferimin e meksikanit, por me futjen në lojë të United, zor se ‘të kaltrit’ do të kenë shanse për blerjen e tij

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...