Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Thuram sulmon Bonuccin: Nuk e kuptova çfarë donte të thoshte

Ish mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares franceze, Lilian Thuram ka sulmuar ashpër Leonardo Bonuccin, për deklaratat e këtij të fundit në përfundim të ndeshjes ndaj Cagliarit.

Sulmuesi Moise Kean shënoi dhe u ndal para tifozërisë për të festuar, ndërsa u përball me thirrje të shumta raciste, por “benzinë zjarrit” i hodhi pikërisht qendërmbrojtësi i Juventusit, Bonucci.

“Kean e kërkoi vetë”, tha Bonucci, duke mos pranuar mënyrën e festimit nga ana e shokut të tij të skuadrës, por Thuram është shprehur kategorikisht kundër mbrojtësit italian.

“Nuk e kuptoj çfarë ka dashur të thotë Bonucci me atë frazë. Duke thënë që “e kërkoi vetë”, justifikon mendimin e shumë njerëzve, që të zinjtë marrin atë që meritojnë. Është e turpshme të dëgjosh ato deklarata prej tij”, tha Thuram.

Megjithatë disa orë më vonë, edhe vetë Bonucci reagoi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ku tha se deklaratat e të martës në mbrëmje ishin të nxituara dhe se dënon çdo lloj shfaqjeje të racizmit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...