Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bologna mposht Chievon dhe del nga zona e rënies

Pas humbjes së thellë 4-1 në transfertën e mesjavës së kaluar në Bergamo, ku pësuan të 4 golat brenda 15 minutash, Bologna u rikthye sot te suksesi.

Emilianët e drejtuar nga Sinisa Mihajloviç, arritën të mposhtnin Chievon me rezultatin 3-0, në sfidën e fundit të javës së 31-të të kampionatit italian.

Të tre golat për Bolognën u shënuan në pjesën e dytë, teksa pas dopietës së mesfushorit Pulgar, rezultatin e vulosi mbrojtësi i majtë Dijks.

Duke shfrytëzuar edhe hapin fals të Empolit, që humbi në fundjavë, Bologna doli momentalisht nga zona e rënies, ndonëse gara vijon të jetë e ashpër deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...