Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dygolësh i Sterling, Manchester City mposht 1-3 Crystal Palace

Tjetër pengesë e rëndësishme e kaluar nga Manchester City në spritnin final drejt titullit të radhës kampion në Premier League. Në javën e 33-të Citizens triumfuan 1-3 në fushën e Crystal Palace, ku gjithsesi e vunë disi në diskutim suksesin në fundin e sfidës.

Skuadra e Pep Guardiolës u shfaq superiore që në minutat e para, duke kaluar në epërsi pa u mbyllur çerek ore lojë me Raheem Sterling, që mori një pasim të zgjuar vertikal nga Kevin de Bruyne dhe përballë portierit, prirët me portën, e dërgoi topin në rrjetë.

City, i vendosur mirë në gjysmëfushën e tij, shfrytëzoi një tjetër kundërsulm në minutën e 62-të, teksa i njëjti autor, Sterling, devijoi drejt rrjetës pasimin e fortë të Sane.

Futbollistët e Crystal Palace reaguan mirë në minutat në vazhdim, duke shkurtuar diferencën në 1-2 me Milivojevic, por në minutën e fundit të kohës së rregullt sfidën e “vrau” Gabriel Jesus, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-3. Me këtë sukses në transfertë, Manchester City ngjitet në vendin e parë dhe pret rezultatin e ndeshjes Liverpool-Chelsea.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...