Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu me dy mungesa “big” ndaj Tiranës!

Tirana-Skënderbeu është një nga dy supersfidat e javës së 32-të në Kategorinë Superiore. Korçarët në ndeshjet në transfertë që nga dhjetori e mbrapa janë paraqitur shumë dobët, prandaj Dejvi Bregu me shokë do të synojnë të kthejnë faqe pikërisht të shtunën në Selman Stërmasi ndaj Tiranës. Gjithsesi edhe në këtë sfidë Skënderbeu nuk do të jetë i plotë pasi trajneri Orges Shehi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë me shumë peshë, kapitenin Marco Radas dhe mesfushorin Bruno Dita. Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të jenë dy mungesat e mëdha të bardhekuqve në sfidën ndaj bardhebluve. Një lajm i mirë për trajnerin e korçarëve ka të bëjë me faktin se është rikuperuar nga dëmtimi mesfushori Shqipërim Taipi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...