Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Edy Reja: Hysaj shumë i zoti, te Shqipëria për t’u ndier i ri

Edy Reja ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për Napolin, të cilin e ka drejtuar për katër vite 2005-2009, si dhe për eksperiencën që ka nisur në krye të Shqipërisë.

Trajner i kuqezinjve: Pse pranova të drejtoj Shqipërinë? Më bën të ndihem i ri e mendoj se më bën mirë edhe për shëndetin. Më jep shumë kënaqësi. Oferta që më bëri Shqipëria është vlerësim për atë që kam bërë në futboll. Shpresoj t’ua shpërblej me rezultate.

Elseid Hysaj: Është shumë i zoti. Një djalë serioz, skrupuloz dhe shumë inteligjent, i aftë, madhe vendimtar, për  të ruajtur ekulibrat që kërkohen në mbrojtje.

10 vjet nga lamtumira me Napolin: Napolin e shoh gjithmonë mes skuadrave të mëdha të Europës, gjithmonë në Champions dhe me një organikë që të tjerët ia kanë zili. Ështe e qartë që njerëzit duan diçka më shumë, por është në rrugën e duhur, më besoni.

Ancelotti te Napoli : Zgjedhja e Ancelottit në krye të stolit është e duhura. Ai është një trajner që mund të fitojë dhe në mënyra të tjera jo thjesht duke qenë më i fortë ekonomikisht. Insigne? Nuk diskutohet. Shtatshkurtri ka shumë cilësi, ka teknikë, është i talentuar dhe mund të bëjë dallimin në çdo moment”, – shton Reja.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...