Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Cancelo te City, shkëmbim kokë më kokë Dybala-James Rodriguez?

Joao Cancelo, pas dy sezonesh në Serinë A, një tek Interi dhe një tjetër tek Juvja, duket se po bën gati valixhet për t’u larguar. Anësori portugez mund të zbarkojë në Premier League, tek Manchester City. Klubi anglez mund të paguajë deri 60 milionë euro (është blerë për 40 milionë euro), shifër që i bën drejtuesit juventinë të mos mendohen gjatë.

Strategjinë e Juventusin në merkato e kushtëzon, në fakt, Paulo Dybala. Nga qëndrimi (ose jo) i tij varen shumë zgjedhje teknike. Kur argjentinasi ishte në top-formë, kartoni i tij vlerësohej 150 milionë euro, por tani kjo shifër duket shumë larg.

Javët e fundit janë shtuar zërat për një zëvendësim kokë më kokë mes tij dhe James Rodriguezit të Bayernit. Ky operacion i pëlqen edhe menaxherit të famshëm portugez, Jorge Mendez, por nuk është e thënë që pritshmëritë që ka një nga njerëzit më të fuqishëm të merkatos së futbollistëve të përmbushën nga klubi bardhezi.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...