Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çekiçi sërish në formacionin e javës në Slloveni, në pritje të…

Endri Çekiçi sërish në formacionin më të mirë të javës në Slloveni. Falë golit me vlerë trepikëshe që shënoi në sfidën ndaj Muras, shqiptari i Olimpijas së Ljubljanës është bërë pjesë e 11-shes më të mirë të javës së 35-të. Ky fund sezoni ka qenë vërtet fantastik për Endri Cekiçin që në 9 takime të zhvilluara në total me Olimpijan ka realizuar 6 gola ka fituar 2 penallti dhe ka dhënë 1 asist, duke u shndërruar në vetëm pak kohë në nga një lojtar më të rëndësishëm të skuadrës së tij. Këtë fundjavë Çekiçi do të kërkojë të lejë shenjë edhe në ndeshjen e tij të fundit për këtë sezon me Olimpijan e Ljubljanës me shpresën se paraqitjet e tij do jenë vëzhguar me vëmendje nga trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, nga i cili pogradecari pret një ftesë për të qenë pjesë e kuqezinjëve për sfidat ndaj Islandës dhe Moldavisë. Edhe pse ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm i kombëtares Shpresa, Çekiçi ende nuk ka debutuar me përfaqësuesen A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...