Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Emër surprizë për stolin e Partizanit, të kuqtë zgjedhin një italian!

U fol për Ilir Dajën, Zdenek Zeman dhe Adolfo Sormanin madje u tha se ky i fundit ishte shumë pranë rikthimit te Partizanit, por drejtuesit e klubit të kuq i kanë surprizuar të gjithë me një emër të panjohur nga publiku por që ka drejtuar shumë skuadra në Itali. Sipas gazetarit të mirënjohur italian Alfredo Pedulla do të jetë Franco Lerda trajneri i ri i të kuqëve madje tekniku 51-vjeçar ka mbrritur në Tiranë për të hedhur firmën në kontratë dhe do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Ashtu siç edhe pritej Olsi Rama ka zgjedhur një italian për stolin e Partizanit.

Megjithatë emërimi i Lerdës gjithmonë nëse firmos mund të konsiderohet një bast për Partizanin pasi bëhet fjalë për një trajner që në 4 vitet e fundit ka patur vetëm 2 eksperienca të shkurtra te Vicenza dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar kryesisht klube të Serie B dhe Serie C. Lerda i cili në karrierën e tij si futbollist ka luajtur me skuadra si Torino, Brescia e Napoli, në pjesën më të madhe të skuadrave që ka drejtuar është shkarkuar nga puna, madje Torino dhe Lecce e kanë shkarkuar nga 2 herë, një ogur jo shumë mirë ky për Partizanin. Të Kuqtë mund të konsiderohen si një hap i madh në karrierën e Lerdas duke patur parasysh që do të drejtojë një skuadër që merr pjesë në kualifikueset e Champions League. Te Partizani nuk mund të prisnin më dhe për pasuesin e Skënder Gegës, të gjitha rrugët të çojnë te Franco Lerda. Nëse zyrtarizohet Lerda do të jetë trajneri i 4-t italian i Partizanit në këto vitet e fundit pas Agostinellit, Sormanit dhe Iulianos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...