Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Williamson zgjedhje e parë e draftit, pasuesi i Anthony Davis te Pelicans

18-vjeçari Zion Williamson 2.01 metra i gjatë, i cili është pjesë e Duke University, sikurse parashikohej është përzgjedhur numri 1 i Draft NBA 2019 i New Orleans Pelicans.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse Williamson kishte kuotat më të larta që nga koha e LeBron James, në vititn 2003.

Ka luajtur vetëm një vit në kolegj, me një mesatare 22.6 pikë dhe 8.9 rikuperime për ndeshje.

Pelicans e presin krahëhapur si pasuesin e denjë të Anthony Davis, që i është bashkuar LeBron James te Los Angeles Lakers.

Williamson është thjesht i paprecedent sa i përket kapacitetit fizik. Peshon 130 kg, por ka aftësi të jashtëzakonshme në lëvizje, është i shpejtë dhe i frikshëm në kërcim (114 centimetra).

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...