Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Frank Lampard edhe më pranë Celsea-t, ja vendimi i Derby County-t

Hidhet një tjetër hap i rëndësishëm që Frank Lampard të marrë drejtimin e Chelsea-t në Premier League. Klubi i Derby County-t, me të cilin 41-vjeçari ka kontratë, ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke njoftuar se i ka dhënë leje ish-mesfushorit të bluve të Londrës të nisë bisedimet për të marrë vendin e lënë bosh nga Maurizio Sarri, që tashmë drejton Juventusin.

Legjenda e Chelsea-t, Lampard, është konsideruar që në fillim favoriti i madh të për zëvendësuar italianin. Në deklaratën e lëshuar nga Derby County këtë të martë, shkruhet:

“Derby County mund të konfirmojë se i ka dhënë leje Chelsea-t për të biseduar me Frank Lampard për pozicionin vakant menaxherial në “Stamford Bridge”. Shpresojmë që bisedimet të përfundojnë sa më shpejt, pasi sezoni i ri po afron.”

Lampard përjetoi një sezon të parë të suksesshëm në krye të Derby-t, duke e çuar në finalen e play-off-it, kundër Aston Villas në “Wembley”.

Dhe kjo duket se do të jetë e mjaftueshme për pronarin e Chelsea-t, Roman Abramovich, që të paguajë 4 milionë paundë, që Lampard të prishë kontratën e tij me Derby-n.

Frank Lampard konsiderohet legjendë e bluve të Londrës. Ai ka luajtur 648 ndeshje me Chelsea-n, duke shënuar 211 gola dhe duke ndihmuar klubin të fitojë tre tituj të Premier League-s, katër FA Cup, dy Kupat e Ligës, Championsin dhe Europa League-n.

Por, nëse ai do të marrë përsipër të drejtojë në “Stamford Bridge”, do të trashëgojë një embargo transferimi, pasi Chelsea-t i ndalohet të blejë futbollistë në dy dritare të merkatos nga FIFA, një vendim që klubi e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...